Artistja me origjinë shqiptare, , ka arritur një tjetër majë të rëndësishme në karrierën e saj ndërkombëtare.
Këngëtarja nga Dibra, e njohur për sukseset e saj globale, është renditur në krye të listës së 100 këngëve më të dëgjuara country të shekullit 21, sipas prestigjiozit Billboard.
Kënga e saj “Meant To Be”, në bashkëpunim me grupin Florida Georgia Line, është shpallur si kënga më e suksesshme country e 25 viteve të fundit, bazuar në performancën në listën javore Top Country Songs, nga viti 2000 deri në fund të vitit 2024.
Në një postim në Instagram, Billboard shkruan:
“Grafikët country të shekullit 21. Hidhni një sy listës së Billboard për këngët më të mira country të shekullit 21, bazuar në 25 vitet e para të këtij shekulli.”
Bebe Rexha e ka shpërndarë këtë lajm me krenari në rrjetet sociale, duke ndarë emocionet me miliona ndjekësit e saj.
Kënga “Meant To Be”, e publikuar në vitin 2017, ka thyer rekorde të shumta – përfshirë mbi 1 miliard dëgjime në Spotify, mbi 1 miliard shikime në YouTube, si dhe çertifikimin “Diamond” në SHBA – një arritje që pak këngë kanë mundur ta prekin.
Ajo ka marrë gjithashtu nominime për Grammy, MTV VMA, MTV EMA dhe CMA Awards.