ShowBiz
Bebe Rexha pjesë e koleksionit për fuqizim të grave
Demokracia
15:01 | 27 Mars 2021

Share:

Bebe Rexha imazh i këpucëve të reja nga Puma dhe Deicmann.

‘Puma’ dhe ‘Deichmann’ kanë lansuar një koleksion të ri të dy palë atleteve dhe tri çantave.

Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha është pjesë e fushatës e reklamuese.

Nën moton “Çfarëdo që ju përshtatet” ky koleksion ka për qëllim të fuqizojë dhe të inkurajojë gratë të duan njëra tjetrën për atë çfarë ato janë dhe të veshin çfarë të duan, shkruan Demokracia.com.

“Me stilet e mia të ndryshme, unë mund të tregoj aspektet e mia të ndryshme dhe të shpreh atë nga çfarë jam bërë dhe sa e fortë jam,” tha Bebe kur xhiroi fushatën në Los Anxhelos.

Bebe Rexha është e njohur për hitin e saj “Meant to Be”, me të cilin ajo kryesoi listën e Billboard Hot Country Songs për 50 javë rresht. Ajo gjithashtu ka shkruar hite për Eminem, Rihanna dhe David-Guetta. /Demokracia.com/

Të ngjashme