ShowBiz
Bebe Rexha: Nëna ime nuk lejoi që të kem fat si të saj
Demokracia
17:17 | 20 Maj 2021

Share:

Bebe Rexha shpesh nuk ka ngurruar të flasë për gjëra personale përfshirë këtu traditat shqiptare karakteristike.

Së fundmi ajo ka prekur një problematikë të këtyre traditave, që është martesa në moshë të re, transmeton Demokracia.com

Ajo ka treguar se kur ishte vetëm adoleshente, djem të ndryshëm kishin kërkuar dorën e saj për martesë, mirëpo kishte qenë e ëma që nuk kishte lejuar, edhepse ajo vet kishte përfunduar e martuar në moshën 17 vjeç.

“Nëna ime është martuar 17 vjeçe, është një botë komplet tjetër. Gjyshja ime është martuar 15 vjeçe, domethënë e martuan të tjerë, vendosën të tjerë për të. Tashmë ka ndryshuar plotësisht, është më moderne dhe gratë kanë më shumë të drejta. Por kur unë isha më e re kishte djem që më kërkonin dorën për martesë. Ishte pjesë e kulturës. Tradita është e tillë, martohesh me një shqiptar shumë e re në moshë dhe më pas bën fëmijë”, ka thënë Bebe.

Bebe ka thënë se është falenderuese që nëna e saj luftoi për të dhe për ëndrrat e saj.

“Teksa rritesha unë nuk lejohesha të ngrija zërin apo flisja në tavolinë dhe gjëra të tilla, por mami im luftoi për mua shumë dhe ajo ju thoshte njerëzve ‘Vajza ime nuk do të martohet’”, ka thënë këngëtarja.

Të ngjashme