Bebe Rexha reagon pas komenteve negative nga ndjekësit e saj shqiptar.
Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare ka treguar gjithmonë se është krenare për origjinën e saj.
Por, pasi ajo publikoi një video ku shfaqte trupin pa ndëërhyrje të fotoshopit duke inkurajuar të gjithë të duan trupin e tyre, ajo ka treguar që ka diçka që nuk i pëlqen tek shqiptarët.
Rexha mori komente shumë negative nga ndjekësit e saj shqiptarë dhe për këtë ajo nuk është asapk e kënaqur.
“Kështu, siç ju e dini unë jam shqiptare dhe jam krenare me kulturën time, por ka diçka që nuk jam krenare me kulturën time. Videoja që unë publikova paraprakisht ka shumë komente rreth trupit. Dhe unë isha si: ‘Unë dua ta publikoj trupin tim ashtu siç është sepse asnjë grua nuk është perfekte, askush nuk është perfekt’’. Në shumicën e komenteve në shqip thuhet se unë jam një lopë, që trupi im është i shpifur dhe në kulturën shqiptare, në vend që ne të shtyjmë njëri-tjetrin përpara, ne e ulim njëri-tjetrin. Pyes veten se sa vajza shqiptare më të suksesshme mund të jenë, nëse nuk do t’i ulnim poshtë, thjeshtë po them”, ka thënë Bebe Rexha.
Më pas ajo ka shpërndarë edhe një fotografi ku shkruan në gjuhën shqipe.
“Në vend ta ngrejm njoni qetrin, ne e ulim njoni qetrin”, ka shkruar ajo në dialektin dibran.
Rikujtojmë se Bebe Rexha ka një javë që kur publikoi baladën e saj më të re “Sabotage”, e cila është pritur mirë nga publiku, ndërsa ka njoftuar se më 7 maj do të publikojë të plotë albumin e dytë në karrierën e saj, “Better Mistakes”. /Demokracia.com/