COVID-19KosovaSot:0Të gjitha:272,214|Bota 650,702,814
ShowBiz
Bebe Rexha: Është e tmerrshme diskriminimi që po iu bëhet komunitetit LGBT+
Demokracia
09:35 | 24 Nëntor 2022

Share:

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, u ndalua në Aeroportin e Los Angelesit së fundmi për një intervistë të shkurtër nga DailyMail.

Ajo po udhëtonte në Detroit ku ishte prenotuar të këndonte në një koncert gjigant për Ditën e Falënderimeve, me ç’rast dha pak detaje mbi performancën e saj.

Mes të tjerash, Rexha u pyet nga gazetarët e tabloidit britanik edhe për atë se çfarë po mendon për diskriminimet e fundit që po iu bëhen komunitetit LGBT+, si ai në Kampionatin Botëror apo sulmi që ndodhi në një klub nate homoseksualësh në Amerikë.

“Unë jam një ikonë e komunitetit LGBT+”, pranoi ajo para gazetarit, duke thënë se është një mbështetëse ndaj pjesëtarëve të këtij komuniteti.

“Thjesht dua të them se është vërtet e tmerrshme ajo çfarë është duke ndodhur tani në komunitetin LGBT+ dhe unë dua t’ju them të qëndrojnë të fortë dhe nuk e di, ju dërgoj dashurinë time te të gjithëve”, tha interpretuesja e hitit “I’m a mess”.

E kur u pyet se cila mendon se është zgjidhja e kësaj, artistja me origjinë nga Dibra e Maqedonisë së Veriut u shpreh se problemi qëndron te urrejtja që sot kanë njerëzit.

“Urrejtja, problemi është urrejtja. Fatkeqësisht mendoj se urrejtja po konfuzon dashurinë, mendoj se njerëzit janë shumë konfuzë dhe është vërtet dëshpëruese. Mendoj se ne thjesht duhet të jemi më empatikë dhe të pranojmë të tjerët ashtu siç janë”, përfundoi Bebe Rexha.

Këngëtarja shqiptare përndryshe së fundmi mori një nominim për “Grammy Awards 2023”, në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për këngën “I’m good (Blue)” në bashkëpunim me David Guettan.

Të ngjashme
ShowBiz • 08 Dhjetor 2022
ShowBiz • 08 Dhjetor 2022