ShowBiz
Bebe Rexha debuton për herë të parë në Met Gala 2025, me një veshje dramatike nga Christian Siriano
Demokracia
12:26 | 06 Maj 2025

Share:

Bebe Rexha bëri hyrjen e saj të parë në Met Gala këtë vit, duke shkëlqyer me një pamje tërheqëse nga stilisti Christian Siriano.

Për natën më të madhe të modës, këngëtarja 35-vjeçare zgjodhi një xhaketë të zezë të prerë me kujdes dhe një fund të gjatë prej tyli, që krijuan një kombinim të fuqishëm mes finesës dhe dramës.
Pamja u përforcua nga doreza rrjetë dhe një stil flokësh elegant me ndarje anësore.

Rexha tha se Siriano “gjithmonë më bën të dukem mirë”, duke vlerësuar bashkëpunimin me të për këtë event të rëndësishëm, shkruan people.

Bebe Rexha/Met Gala 2025

Ajo iu përmbajt me finesë temës së këtij viti “Superfine: Tailoring Black Style”, e cila nderon elegancën dhe ndikimin e stilit “dandy” në kulturën e modës.

Met Gala 2025 u bashkëkryesua nga emra të njohur si Colman Domingo, ASAP Rocky, Lewis Hamilton, Pharrell Williams dhe Anna Wintour, ndërsa LeBron James ishte kryetar nderi.

Debutimi i Rexhës u mirëprit nga fansat dhe kritikët, duke shënuar një moment të veçantë në karrierën e saj të modës.  

Të ngjashme
ShowBiz • 05 Maj 2025