ShowBiz
Bebe Rexha befason ndjekësit me pamjen e re – largohet nga dukja e zakonshme prej biondeje
Demokracia
23:18 | 21 Maj 2025

Share:

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka surprizuar ndjekësit e saj në Instagram me një fotografi të re ku shfaqet me një pamje tërësisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim.

Në “story”-n që ka ndarë me fansat, Bebe shfaqet me flokë të shkurtër dhe ngjyrë të errët, duke hequr dorë përkohësisht nga pamja e saj karakteristike prej biondeje.

Veshja e saj “all black”, rrjeta në duar dhe varësja metalike i japin një stil “rock” dhe rebel, që bie dukshëm në sy dhe përçon një imazh të fuqishëm artistik.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Me një shikim të thellë në aparat dhe gjestin klasik të dy gishtave në formë “peace”, Bebe Rexha konfirmon edhe një herë se nuk ka frikë të eksperimentojë me stilin dhe imazhin e saj publik.

Kjo pamje ka ngjallur shumë reagime pozitive në rrjet, duke shtuar kureshtjen për ndonjë projekt të ri që mund të vijë së shpejti nga artistja e njohur.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Të ngjashme
ShowBiz • 21 Maj 2025