Këngëtarja Beatrix Ramosaj është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Ramosaj u kujdes që të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi atraktive nga pushimet, ku shihet duke shijuar relaksin gjatë këtyre ditëve të nxehta.
Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram
Ajo ka pozuar me një palë bikini të kaltra me kornizë të bardhë, teksa ka marrë vëmendjen me linjat e tonifikuara të trupit.
Beatrix ka treguar se është mjaft e përkushtuar ndaj palestrës dhe kjo është arsyeja se pse ajo gëzon një trup me hire kaq të përsosura.
Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram
Ani pse mund të shihet duke pushuar, këngëtarja me origjinë nga Podujeva duket se është në prag të lëndimit të një albumi të ri.
Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram
Lajmin e dha tezja e saj, Albërie, e cila ditë më parë në një intervistë në “Goca dhe gra” u shpreh se Beatrix po vjen me album, pjesë e së cilit është ripërpunimi i këngës së saj hit “Lozonjarja”.
Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram