Këngëtarja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj po merr pjesë në natën finale të Big Brother VIP që po mbahet sonte (18 shkurt).
Kur ka mbetur edhe pak kohë deri në shpalljen e fituesit të këtij edicioni të BB VIP, Beatrix ka treguar edhe një herë mbështetjen për partnerin e saj dhe finalistin, Donald Veshaj.
“Ti ke lindur fitues, nuk mund të jem më krenare se kaq më ty”, ka shkruar Beatrix në mbishkrimin e postimit.