Lajme
BE vazhdon sanksionet individuale ndaj Rusisë për gjashtë muaj
Demokracia
06:54 | 15 Shtator 2022

Share:

Bashkimi Evropian ka zgjatur sanksionet individuale kundër 1.206 qytetarëve rusë dhe 108 kompanive ruse për gjashtë muaj të tjerë, njoftoi sot Këshilli Evropian.

“Këshilli sot vendosi zgjatjen e kohëzgjatjes së masave kufizuese drejtuar atyre që janë përgjegjës për minimin ose kërcënimin integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës për gjashtë muaj të tjerë, deri më 15 mars 2023”, thuhet në njoftim.

“Sanksionet që do të vazhdojnë të zbatohen për 1.206 persona dhe 108 kompani, vjen si përgjigje ndaj agresionit ushtarak të pajustifikuar dhe të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës”, thuhet në dokument.

Sanksionet përfshijnë kufizime të udhëtimit për njerëzit, ngrirje e pasurisë dhe ndalimin e dhënies së mjeteve ose burimeve të tjera ekonomike personave dhe shoqërive të përmendura.

Sanksionet e përmendura u vendosën për shkak të situatës me Krimenë në vitin 2014 dhe pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.

Të ngjashme