Një zyrtar i bllokut evropian ka thënë se Bashkimi Evropian ka vendosur të ngrijë asetet evropiane të presidentit rus, Vladimir Putin dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavov.
BBC shkruan se sapo kanë marrë disa lajme: një zyrtar i BE-së thotë se blloku ka vendosur të ngrijë asetet evropiane të mbajtura nga presidenti rus Vladimir Putin dhe ministri i jashtëm Sergei Lavrov.
Megjithatë, është e paqartë nëse njëri prej tyre ka asete të rëndësishme në BE.
Kujtojmë se Ministrat e jashtëm nga 27 shtetet e Bashkimit Evropian do të takohen të premten për një seancë urgjente mbi pushtimin rus të Ukrainës.
Diplomatët thanë se takimi do të përfshijë diskutimin e opsioneve të mëtejshme për të mbështetur Ukrainën dhe mënyrën se si blloku duhet të merret me Rusinë tani e tutje.
Ky takim vie pasi udhëheqësit e BE-së ranë dakord për një paketë të re masive sanksionesh ndaj Rusisë të enjten mbrëma që shënjestron sektorët e energjisë, financave dhe transportit të vendit./Demokracia.com/