Lajme
BE mblidhen sot të vendosin për situatën në Kosovë, Stano: Përgjegjësit për sulmin të vihen para drejtësisë, të gjitha faktet të verifikohen
Demokracia
16:02 | 26 Shtator 2023

Share:

Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Europian do të mblidhen sot pasdite dhe temë diskutimi do ta kenë edhe situatën e fundit në Kosovë pas sulmit terrorist mbi Policinë e Kosovës ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në konferencën e sotme për media, i cili tha se BE është duke vlerësuar situatën.

“Shtetet anëtare janë duke vlerësuar, diskutuar dhe shkëmbyer mbi situatën. Takimi tjetër do të jetë këtë pasdite, ambasadorët e shteteve anëtare do të takohen dhe do të diskutojnë situatën. Ky është procesi politik që po zhvillohet aktualisht, saktësisht për të bërë një vlerësim të plotë se çfarë është duke ndodhur dhe çfarë mund të ndodhë, si dhe sigurisht se çfarë kursi të veprimit BE-ja do të ndërmarrë”, tha Stano.

Gjatë kësaj konference, Stano tha se Bashkimi Europian insiston që përgjegjësit për sulmin ndaj Policisë së Kosovës që ndodhi në veri të vendit, të vihen para drejtësisë dhe të gjitha faktet të verifikohen.

Stano gjithashtu tha se Policia e Kosovës i ka në duar hetimet dhe se me kërkesë të saj ata asistohen nga EULEX-i dhe KFOR-i.

Të ngjashme