Lajme
BE konfirmon se Kurti e lidhi përgjithmonë integrimin evropian të Kosovës me Zajednicën dhe statusin e Kishës Ortodokse Serbe
Demokracia
13:51 | 16 Dhjetor 2023

Share:

“Bashkimi Evropian përsërit se marrëveshja është ligjërisht obliguese, në tërësi, për të dyja palët: Zbatimi i saj do të jetë pjesë integrale e rrugëtimit përkatës evropian”.

Ky është qëndrimi i Bashkimit Evropian i shprehur të premten përmes zëdhënësit Peter Stano, kur është pyetur lidhur me moszbatimin e Marrëveshjes Bazë [Bruksel, 27 shkurt 2023] dhe Aneksit për zbatimin e saj [Ohër, 18 mars 2023], shkruan Demokracia.com.

https://demokracia.com/be-marreveshja-dhe-aneksi-i-ohrit-jane-ligjerisht-obliguese/

Kjo deklaratë e Bashkimit Evropian tregon se rezultati i negociatave mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i dakorduar në këto dy marrëveshje, ka lidhur përgjithmonë fatin e anëtarësimit edhe të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian.

Pra, rruga e integrimit evropian të Kosovës, është e lidhur detyrimisht me zbatimin e rezultateve të dialogut Kosovë – Serbi, pjesë e të cilit janë edhe marrëveshjet që për shumë vite i kundërshtoi me demonstrata të dhunshme në rrugë e Kuvend nga tashmë pranuesi i tyre, Albin Kurti.

“Zajednica” në formatin e “vetëmenaxhimit për serbët” dhe “Statusi i Kishës Ortodokse Serbe”, janë themelet e Marrëveshjes Bazë të Brukselit.

Por, me Aneksin e zbatimit të saj, i dakorduar në Ohër më 18 mars 2023, ato janë bërë pjesë e pandashme e rrugës së Kosovës për në Bashkimin Evropian. Suksesi i këtij anëtarësimi është i varur plotësisht nga niveli i zbatimit të këtyre marrëveshjeve.

Përmbajtja e plotë: https://demokracia.com/maratona-e-ohrit-perfundon-me-sprintin-e-asociacionit-krejt-cka-ndodhi-dje-ne-oher/

Në pikën 2 të Aneksit të Ohrit thuhet se “palët e kanë parasysh se Marrëveshja dhe Aneksi i zbatimit bëhen pjesë integrale e proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE”.

https://demokracia.com/si-e-lidhi-kurti-pergjithmone-integrimin-evropian-me-themelimin-e-zajednices-vetemenaxhimin-per-serbet-dhe-statusin-e-kishes-ortodokse-serbe/

Më 3 nëntor 2023, gjatë raportimit në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Kurti e kishte zbuluar se Neni 7 për Vetëmenaxhimin për serbët dhe zyrtarizimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe janë rezultat i dialogut të tij.

“Neni 7 është rezultat i dialogut në këto dy vite. Pa nenin 7 do të përfundonim vetëm me nenin 10. Kërkesa jonë ka qenë tek zbatimi i plotë i marrëveshjes. Në këtë drejtim, më 21 tetor kemi pritur 5 emisarët me një plan për ecjen përpara që përfshinte edhe një plan për një draft-statut për zbatimin e nenit 7”, deklaronte Kurti gjatë raportimit të tij për takimin e 21 tetorit me 5 emisarët që vinin nga ShBA-ja, Gjermania Franca, Italia dhe BE-ja, të cilët ia dorëzuan në zyrën e tij një draft-statut për themelimin e Zajednicës apo Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, shkruan Demokracia.com.

Në fakt, përmes kësaj deklarate, kryeministri Kurti ka zbuluar se Neni 7, i cili shikohet me mjaft frikë në Kosovë si një derë që mund të çojë në autonominë e serbëve, është rezultat i dialogut të tij.

https://demokracia.com/si-e-zbuloi-rastesisht-albin-kurti-se-rezultat-i-dialogut-te-tij-eshte-neni-7-per-vetemenaxhimin-e-serbeve-dhe-zyrtarizimin-e-statusit-te-kishes-ortodokse-serbe/

Kryeministri Kurti ka filluar procesin e themelimit të Zajednicës apo Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas Nenit 7. Më 21 tetor 2023, Kurti ka pranuar edhe draft-statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, të cilin ia kanë dorëzuar 5 emisarët që përfaqësojnë ShBA-në, BE-në, Gjermaninë, Francën dhe Italinë, si dhe më 26 tetor 2023 ka shprehur gatishmëri para liderëve evropianë (Scholz, Macron, Meloni, Michel, Borrell) që të njëjtin ta nënshkruajë.

Drafti i Statutit për Zajednicën nuk është publikuar deri më tani, por më 13 dhjetor 2023, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pranuar se ky draft i referohet edhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. /Demokracia.com /

https://demokracia.com/skandal-bislimi-publikon-lajmin-e-rende-statuti-i-zajednices-i-referohet-rezolutes-1244/

Të ngjashme