Lajme
“BE-ja tigër prej letre” | Pas skandalit diplomatik, Gërvalla merr mbështetje nga Osmani, Kurti e Konjufca
Demokracia
19:49 | 11 Korrik 2023

Share:

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla, ka marrë sot mbështetjen e presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca, pas skandalit diplomatik që shkaktoi fundjavën që shkoi në Forumin e Dubrovnikut, ku tha se BE-ja nuk mund të ofrojë paqe dhe siguri në Europë, duke e quajtur atë “Tigër prej letre”.

Sot kryeministri Albin Kurti postoi një foto me krerët e shtetit dhe Donika Gërvallën, duke qeshur kinse asgjë nuk ka ndodhur, shkruan Demokracia.com.

Kryediplomatja e Kosovës e quajti bllokun evropian “një tigër prej letre”.

Opozita e cilësoi si skandaloze dhe të papërgjegjshme këtë deklaratë të saj.

Ajo madje i kritikoi nga ana e saj reagimet e dy partive opozitare, PDK e LDK, duke thënë se kjo opozitë “nuk ofron asgjë përveç sulmeve personale të bazuara në thashetheme dhe tituj bombastik dhe të pasaktë”.

Gërvalla ka thënë se është zëvendëskryeministre dhe ministre e Republikës së Kosovës dhe nuk është zëdhënëse as e BE-së dhe as një mekanizmi tjetër, duke shtuar se e mbron me fanatizëm të vërtetën dhe interesin e vendit.

Të ngjashme