Bashkimi Europian është ndër ata që kërkojnë një marrëveshje tregtare me SHBA-në gjatë kësaj pauze 90-ditore të tarifave më të larta, megjithatë, blloku gjithashtu “po zhvillon masa hakmarrëse” në rast se bisedimet dështojnë, thotë shefja e BE-së Ursula von der Leyen.
Në një intervistë me Financial Times, von der Leyen thotë se BE-ja po shikon vendosjen e një takse mbi të ardhurat nga reklamat e kompanive amerikane të teknologjisë si Meta dhe Google nëse nuk arrin në një marrëveshje “plotësisht të balancuar” me SHBA-në, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Ajo përjashton çdo ndryshim në rregulloret e BE-së për përmbajtjen digjitale dhe TVSH-në, të cilat kanë qenë subjekt i kritikave nga këshilltari tregtar i Shtëpisë së Bardhë, Peter Navarro.
Pavarësisht nga çdo marrëveshje e arritur, von der Leyen thotë se këto tarifa të reja shënojnë një “pikë kthese me SHBA-në pa asnjë dyshim”.
“Ne kurrë nuk do të kthehemi më në status quo”.