Lajme
BE-ja do t’i shpallë masat ndaj Kosovës, Kusari-Lila: Hera e parë në histori
Demokracia
09:44 | 29 Qershor 2023

Share:

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pasi Komisioni Evropian do të ndërmarrë një numër masash kundër Kosovës, të cilat do të komunikohen në këtë javë.

Sipas saj, do të jetë hera e parë në historinë e BE-së dhe ndoshta e fundit që KE-ja, vendos masa ndaj demokracisë.

Kjo siç tha ajo, për arsyeje që as nuk mund t’i artikulojnë, transmeton Paparaci.

“Do të jetë hera e parë në historinë e BE-së dhe ndoshta e fundit që Komisioni Europian vendos masa ndaj demokracisë për arsye që nuk mund t’i artikulojnë. Ose, mund të jetë pse: Kosova u përpoq të zgjeronte sundimin e ligjit në territorin e tij; Kosova mbajti zgjedhjet dhe respektoi rezultatet”, shkroi ajo në Twitter.

Masat do të përfshijnë pezullimin e programit të fondeve për Kosovën, pezullimin e mbështetjes së vazhdueshme për prokurimin dhe nënshkrimin e kontratave, pezullimin e pjesëmarrjes në ngjarjet e nivelit të lartë, pezullimin e vizitave dypalshe, si dhe propozimin e dorëzuar nga Kosova për kornizën investuese për Ballkanin Perëndimor që nuk do të procedohet në këtë moment.

Kështu ka deklaruar ditë më parë drejtori i përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman gjatë takimit të ministrave të Bashkimit Evropian.

Ai theksoi se situata është brengosëse dhe kjo është gjëja më jo duhur në momentin kur po ndodh edhe lufta në Ukrainë.

Të ngjashme