Lajme
BE i pranon certifikatat e COVID-19 që i lëshon Kosova
Demokracia
16:15 | 30 Qershor 2022

Share:

Bashkimi Evropian nga sot do të pranojë certifikatat e vaksinimit dhe testeve të COVID-19 që lëshohen nga autoritetet e Kosovës.

Zyra e BE-së, ka njoftuar se e njëjta vlen për të gjitha certifikatat e lëshuara nga Kosova që janë në përputhje me rregulloren e BE-së.

“Nga sot, BE-ja do të fillojë të pranojë certifikatat e vaksinimit, testit dhe shërimit të COVID-19 të lëshuara nga Kosova. Kjo vlen për të gjitha certifikatat e lëshuara në përputhje me rregulloren e BE-së 2021/953 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit. BE-ja ka financuar zhvillimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Ndërsa të enjten në Kosovë janë konfirmuar 149 raste të reja me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 986 testime ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 49 qytetarë, ndërsa raste aktive në nivel vendi janë 592.

Ditëve të fundit numri i rasteve me Koronavirus në Kosovë është rritur ndjeshëm.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (ISKHPK), ka kërkuar nga qytetarët që të bartin maskat në ambientet e mbyllura dhe të vaksinohen.

Të ngjashme