Lajme
BE i drejtohet Elon Muskut, thotë se po bëhet përhapja e dezinformatave në X pas sulmit të Hamasit
Demokracia
09:11 | 11 Tetor 2023

Share:

BE-ja ka paralajmëruar Elon Muskun se rrjeti social X (ish-Twitter) po përdoret për të përhapur “dezinformata” pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit.

Në një postim në X, shefi i industrisë së bllokut tha se “përmbajtja e dhunshme dhe terroriste” nuk ishte hequr, pavarësisht paralajmërimeve – siç kërkohet nga ligji i BE-së.

Musk tha se kompania e tij kishte ndërmarrë veprime, duke përfshirë heqjen e llogarive të sapokrijuara të lidhura me Hamasin.

Ai i kërkoi BE-së të rendit shkeljet e supozuara.

Thierry Breton, Komisioneri për Tregun e Brendshëm të Bashkimit Evropian, nuk dha detaje mbi dezinformimin që ai po i referohej në letrën e tij drejtuar Muskut.

Megjithatë, ai tha se raste të “imazheve dhe fakteve të rreme dhe të manipuluara” u raportuan gjerësisht në platformën e mediave sociale. /Telegrafi/

Të ngjashme