Lajme
BE: Fëmijët që po largohen nga Ukraina rrezikojnë të trafikohen
Demokracia
14:02 | 21 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Komisionerja e Bashkimit Evropian për migracionin, Ylva Johansson, ka paralajmëruar se fëmijët ukrainas që po ikin nga vendi i tyre pas pushtimit rus kanë rrezik të trafikohen.

Ylva Johansson tha në një konferencë shtypi në Estoni se rreth gjysma e 3.3 milionë ukrainasve që kishin ikur në vendet e BE që nga fillimi i luftës ishin fëmijë, raporton Reuters.

“Ukraina ka një numër të lartë jetimësh dhe fëmijësh të lindur nga nëna surrogate që nuk ishin marrë nga prindërit e tyre. Kjo rrit rrezikun që ata të rrëmbehen ose të bëhen viktima të birësimeve të detyruara. Ekziston një rrezik i madh që fëmijët e cenueshëm të trafikohen. Deri më tani ka pasur shumë pak fëmijë të pashoqëruar të raportuar në kufijtë e BE-së, dhe disa raportime për trafikim,” tha ajo.
 

Të ngjashme