Lajme
BE e quajti Kurtin lider të opozitës: E përmirëson huçjen, i referohet si kryeministër
Demokracia
11:41 | 18 Gusht 2022

Share:

Bashkimi Europian i cili po përcjellë në kohë reale takimin i cili po zhvillohet në Bruksel mes Kurtit e Vuçiqit, në njoftimin zyrtar të tyre Kurtin e kanë quajtur lider të opozitës dhe jo kryeministër.

“Takimi i dialogut Prishtinë- Beograd- Takim dy palësh me Albin Kurtin, liderin e opozitës kosovare” thuhej në njoftimin e faqes zyrtare të BE-së.

Por pas pak kjo faqe e ka përmirësuar huçjen e tyre dhe e kanë shkruar kryeministri Kurti.

“Takimi i dialogut Prishtinë- Beograd- Takim dy palësh me Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës”, thuhet tashmë në njoftimin e përmirësuar të BE-së.

 

 

 

Të ngjashme