Lajme
BE del me një thirrje të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor
Demokracia
23:42 | 25 Mars 2022

Share:

Pas një debati njëditor për gjetjen e një qasjeje të përbashkët për frenimin e rritjes së çmimeve të energjisë, udhëheqësit e BE-së ranë dakord të punojnë për blerjet vullnetare të përbashkëta të gazit dhe hidrogjenit për të ulur çmimet në negociata dhe thanë se platforma e blerjes së BE-së do të ishte e hapur edhe për shtetet e Ballkanin Perëndimor .

“Shkaku kryesor i çmimeve të larta të energjisë elektrike është çmimi i lartë i gazit. Përzierja e energjisë në vendet evropiane është e ndryshme, por ne kemi nevojë për një qasje të përbashkët evropiane. Rreth 75 për qind e tregut botëror të gazsjellësve është i lidhur me tregun evropian dhe për këtë arsye ne kemi fuqi të madhe blerëse. Prandaj ne do të përdorim qëndrimin e përbashkët në negociata në vend që të konkurrojmë me njëri-tjetrin dhe të rrisim çmimet”, tha presidentja e KE-së, Ursula von der Layen.

Në përfundimet e Këshillit Evropian thuhet se do të punohet për përmirësimin dhe sinkronizimin e mëtejshëm të rrjeteve energjetike, duke garantuar sigurinë e furnizimit për të gjitha vendet anëtare, si dhe për një politikë të balancuar të ruajtjes së gazit.

Si opsione afatshkurtra për t’iu përgjigjur rritjes së çmimeve të energjisë, liderët përmendën mbështetjen e drejtpërdrejtë të konsumatorëve përmes kuponëve, ndihmën shtetërore për kompanitë, uljen e taksave (akciza dhe TVSH), por edhe mundësinë e kufizimit të çmimeve.

Në kontekstin aktual të çmimeve shumë të larta të energjisë elektrike, Komisioni Evropian thotë se është i gatshëm të vlerësojë përputhshmërinë e masave të përkohshme urgjente të kërkuara nga shtetet anëtare, duke përfshirë zbutjen e ndikimit të çmimeve të karburanteve fosile në prodhimin e energjisë elektrike, siç kanë këmbëngulur Spanja dhe vendet e tjera mesdhetare.

Në një përpjekje për të gjetur një ekuilibër midis çmimeve të larta të energjisë dhe ndarjes nga Rusia si një furnizues kryesor i lëndëve djegëse fosile, BE ra dakord me Shtetet e Bashkuara për furnizime shtesë me gaz të lëngshëm natyror, i cili duhet të arrijë në 15 miliardë metra kub në vitin 2022, me të cilën sasi do të zëvendësohej sasia e gazit të importuar nga Rusia.

Në vitet e ardhshme, BE-ja po llogarit në importin e 50 miliardë metra kub të gazit të lëngshëm natyror Shtetet e Bashkuara, sasi kjo e cila do të zëvendësojë një të tretën e eksporteve të gazit të Rusisë në Evropë.

Udhëheqësit e BE-së arritën në përfundimin se Unioni do të vazhdojë të koordinohet me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar furnizime të përshtatshme dhe për të zbutur çmimet në rritje të energjisë.

Të ngjashme