Lajme
BBC-ja publikon fakte, demanton Rusinë që tha se masakra në Bucha ishte trillim
Demokracia
13:09 | 05 Prill 2022

Share:

BBC ka publikuar në raport të martën ku ka verifikuar pretendimet ruse se masakra e kryer në Bucha të Ukrainës është veç një trillim.

Në pamjet satelitore që ka publikuar BBC-ja, nëpër rrugët e qytetit ukrainas, janë parë trupa njerëzish të vrarë edhe ditë më parë, në kohën sa qyteti ishte nën kontrollin e forcave ruse.

Sipas raportit të BBC-së, një pjesë e civilëve të vrarë në Bucha u panë nëpërmjet satelitit edhe më 19 mars.

Ukraina e akuzoi Rusinë se ka kryer masakër mbi popullatën civile, por Rusia tha se pamjet, ku shihen shumë civilë të vrarë, shumica me duar të lidhura, janë të inskenuara për të “sulmuar Moskën”.

Ambasada e Rusisë në Kanada publikoi pamje në Twitter me mbishkrimin “një video e inskenuar që i shfaq trupat e pajetë në qytetin Bucha”. /Demokracia.com/ 

 

Të ngjashme