Intervista
Baze për Kurtin: Kosova nuk duhet vuaj pasojat e mendësisë së tij antiperëndimroe dhe urrejtjes ideologjike
Demokracia
18:40 | 10 Qershor 2023

Share:

Gazetari Mero Baze ka komentuar zhvillimet e fundit në veri, veprimet e kryeministrit Albin Kurti dhe draft statusin për Asociacionin të përgatitur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Baze në një intervistë për Gazetën Nacionale ka thënë se Kosova dhe Perëndimi janë si një familje e re e cila për të qëndruar në këmbë duhet të ketë harmoni.

Sipas tij veprimet që po i bën Kurti janë të ngjashme me divorcin dhe sipas tij do të ketë pasoja.

“Problemi që ka Kosova me Perëndimin është problem që ka një shtëpi e re, një familje e re, e cila për të qëndruar në këmbë duhet të jete në harmoni. Kosova figurativisht është e martuar me Perëndimin. Kjo që po bën Albin Kurti është i ngjashëm me divorcin dhe natyrisht do të ketë pasoja, nëse ne e lëmë Albin Kurtin ta bëj.” – ka thënë ai.

Tutje Baze ka deklaruar se Kurti e ka ngritur të gjithë karrierën e tij dhe aksionin plotik bazuar tek urrejtja dhe mosbesimin ndaj perëndimit.

“Kosova nuk duhet vuaj pasojat e mendësisë së tij antiperëndimroe dhe urrejtjes së tij ideologjike për Perëndimin. Albin Kurti e ka ngritur gjithë karrierën e tij dhe aksionin politik bazuar tek urrejtja dhe mosbesimi ndaj perëndimit. Për këtë arsye tani në Kosovë ne shikojmë kontingjente të egra antiamerikane që fyejnë shajnë dhe kërcënojnë çdo zë kundër Kurtit. Ato janë rrezik afatgjatë për Kosovën pasi nuk janë thjesht ushtarë të Albin Kurtit, por janë kontingjente të fshehura antiperëndimore në shoqërinë e Kosovës që shikojnë tek Kurti, KURDIN e tyre.” – ka thënë ai ndër të tjera.

Të ngjashme