Lajme
Bazat amerikane në Irak dhe Siri u goditën 38 herë – thotë Pentagoni
Demokracia
08:42 | 07 Nëntor 2023

Share:

Bazat amerikane në Irak dhe Siri janë goditur 38 herë që nga fillimi i valës së sulmeve më 17 tetor, sipas një konference të Pentagonit.

Shumica e këtyre ishin sulme me raketa dhe dronë dhe besohet se janë kryer nga grupe të lidhura me Iranin, tha zëdhënësi i Pentagonit, gjenerali Pat Ryder. Irani mbështet Hamasin në Gaza dhe Hezbollahun në Liban, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Të paktën 45 personel amerikan kanë pësuar lëndime nga sulmet, duke përfshirë 24 që raportojnë lëndime traumatike të trurit.

SHBA-ja tani ka katër objektiva kryesore në Lindjen e Mesme, shtoi Ryder.

Të ngjashme