Ai është një djalosh i cili ka dalë nga shkolla e Ajaxit, por që prej disa sezonesh luan për Juventusin në Itali. Paraqitjet e tij në Serinë A kanë qenë më shumë se zhgënjyese për holandezin De Light i cili tani duket se do të largohet nga bardhezinjtë.
Bayerni ka kohë që e ndjek lojtarin dhe në verë ai mund të vinte në Mynih duke nisur një kapitull të ri. Për momentin, kampionët janë duke menduar për rinovimin e Niklas Sules i cili ende nuk ka pranuar vazhdimin e bashkëpunimit me kampionët.
Oferta e Bayernit ka shkuar deri në 10 milionë euro në sezon, por lojtari ka refuzuar pasi kërkon më shumë. Diçka që nuk mund të ndodhë.
Ndërkohë që për De Lightin, bavarezët duhet të paguajnë 85 milionë euro, shuma që Juventus kërkon për mbrojtësin.
do të luante përkrah Upameçanos duke e bërë të pa kalueshme mbrojtjen e kampionëve.