Dortmundi e nisi shumë mirë ndeshjen dhe u mendua se do të triumfoi ë klasiken gjermane përballë Byaren Munichut, shkruan Demokracia.com.
Erling Haaland ishe që shënoi pas vetëm 74 sekondash lojë derisa dyfishoi epërsinë pas 10 minutave. Megjithatë, kampioni në fuqi arriti të rikthehet për të fituar ndeshjen me rezultat 4;2.
Në minutën e 27-të erdhi goli i rihapjes së sfidës me autor Leëandoëskin.
Në fund të pjesës së parë ishte përsëri polaku që shënoi edhe golin e barazimit, duke mbyllur 45 minutat e para në baraspeshë. Pjesa e dytë nisi më e ekuilibruar dhe gjithçka po i drejtohej fundit, deri në momentin që Goretzka shkundi rrjetën në minutën e 88-të.
Dy minuta pas golit të Goretzkës ishte përsëri Leëandoëski, që hipotekoi fitoren dhe tripletën e tij. 4-2 për Bayern Munchen, që tregon dhe një herë tjetër fuqinë e madhe që ka. /Demokracia.com