Sport
Bayerni gabon prapë në Bundesliga
Demokracia
17:45 | 12 Mars 2022

Share:

Bayern Munich nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në fushën e Hoffenheim.

Ndalesa e dytë radhazi për bavarezët në Bundesliga, pas barazimit 1-1 të javës së kaluar kundër Leverkusen.

Gjithçka ka ndodhur në 45 minutat e para. Hoffenheim ka kaluar në avantazh në minutën e 31-të me Baumgartner, ndërsa Leëandoëski ka barazuar sfidën në fundin e pjesës së parë.

Sulmuesi polak ka shënuar 17 gola në takimet e këtij sezoni të kampionatit gjerman të luajtura në transfertë, duke barazuar Jupp Heynckes në 1973/74 dhe Timo ëerner në 2019/20 për numrin më të madh të golave të shënuar në transfertë në një sezon të vetëm.

Kjo e sotmja ka qenë një ndeshje historike për të riun Musiala, i cili ka luajtur ndeshjen e tij numër 50 me Bayern-in në Bundesliga; në moshën 19 vjeç e 14 ditë, ai është bërë lojtari më i ri që e arrin këtë shifër me bavarezët.

Nga kjo ndalesë e Bayern-it mund të përfitojë Borussia Dortmund, që është 10 pikë larg kryesuesve, por ka dy ndeshje më pak. /Demokracia.com

Të ngjashme