Sport
Bayerni e nis me fitore të thellë mbrojtjen e titullit në Gjermani
Demokracia
22:55 | 05 Gusht 2022

Share:

Bayern Muencheni e ka nisur mbrojtjen e titullit të Bundesligës me fitore të thellë. Bayerni të premten fitoi 6:1 ndeshjen e xhiros së parë të Bundesligës gjermane.

Fitoi në udhëtim ndaj Eintracht Franfurtit. Serinë e golave e hapi Joshua Kimmich. Ai shënoi në minutën e pestë, ndërsa gjashtë minuta më vonë epërsinë në 2:0 e ngriti Benjamin Pavard. Sadio Mane shënoi golin e tretë. Për Manen është debutim në ndeshje zyrtare me fanellën e Bayernit.

Ai shënoi në minutën e 29-të. Për 4:0 me u përkujdes Jamal Musiala. Ai shënoi në minutën e 35-të, ndërsa në minutën e 43-të golin e pestë e realizoi Serge Gnabry. Në minutën e 64-t, Kolo Muani shënoi golin e vetëm për Eintracht Franfurtin, ndërsa Musiala realizoi golin e gjashtë dhe të fundit për gjigantin gjerman. Te Eintrachti në stol ishte portieri Diant Ramaj.

Të ngjashme