Sport
Bayerni “demolon” Benfican, Barcelona i falet Fatit – Juventusi fiton pa problem ndaj Zenitit
Demokracia
22:55 | 02 Nëntor 2021

Share:

Bayerni i Munichut i ka takuar takimi kundër Benficës në “Allianz Stadium”.

Bavarezët fituan 5-2 ndaj Benficës në kuadër të Grupit E në Ligën e Kampionëve, shkruan Demokracia.com.

Lewandowski ishte më meritori për këtë triumf pasi shënoi het-trik. Me nga një gol kontribuuan Sane e Gnabry. Për portugezët shënuar Morato e Nunez.

Barcelona gjithashtu ka triumfuar ndaj Dynamo Kievit, por me mjaftë vështirësi.

Ansu Fati ishte golashënuesi i vetëm për 0-1 duke ia sjell fitoren e dytë Barcelonës në Grupin E.

Talenti spanjoll golin e tri pikëve e shënoi 20 minuta para fundit të ndeshjes.

Fitore në takimin e vlefshëm për Grupin H ka marrë edhe Juventusi në duelin kundër Zenitit në shtëpi me rezultat 4-2.

Paulo Dybala shkëlqeu me dy gola e një asistim, ndërsa me nga një gol kontribuuan Chiesa e Morata.

Bonucci ishte gjithashtu një nga lojtarët e “Zonjës së Vjetër” që gjeti golin, por në portën e gabuar.

Azmoun ishte golashënues tjetër për skuadrën ruse. /Demokracia.com

Të ngjashme