Sport
Bayerni bën “ligjin” në Paris, nënshtron yjet e PSG-së dhe i afrohet kalimit në çerekfinale
Demokracia
22:54 | 14 Shkurt 2023

Share:

Bayern Munichu e ka fituar përballjen e parë të 1/8 së finales kundër Paris Saint-Germainit.

“Bavarezët” triumfuan 0:1 kundër parisienëve në stadiumin “Parku i Princave” në Paris, shkruan Demokracia.com.

Përkundër dominimit total të mysafirëve nga Munichu, shifrat nuk ndryshuan gjatë pjesës së parë.

Dominimi i Bayernit u shpërblye në minutën e 53-të kur Coman realizoi gol nga afërsia.

PSG-ja në minutat në vazhdim tentoi golin e barazimit.

Kylian Mbappe në fakt arriti që ta dërgonte topin në rrjetë në minutën e 82-të, por goli u anulua pas rishikimit me VAR.

Bayern Munich mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Pavard u përjashtua me karton të kuq, pas dy të verdhëve në minutën e dytë shtesë.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas dy javësh në “Allianz Arena”./Demokracia.com/

Të ngjashme