Sport
Bayerni bën “ligjin” ndaj Interit, Liverpooli “turpërohet” te Napoli, Barcelona fiton thellë ndaj Plzen
Demokracia
22:53 | 07 Shtator 2022

Share:

Bayern Munich e ka fituar kryendeshjen e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Interin në xhiron e parë të Grupit C.

“Bavarezët” triumfuan 0:2 ndaj Interit në stadiumin “Giuseppe Meazza” në Milano, shkruan Demokracia.com.

Leroy Sane realizoi golin e parë në minutën e 25-të të përballjes, teksa për golin që vulosi epilogun përfundimtar e shënoi D’Ambrosio gabimisht në portën e tij.

Liverpooli në “Diego Armando Maradona” është turpërua nga Napoli që e mundi 4:1, në kuadër të Grupit A.

Zielinski në minutat pesë dhe 47-të, Anguissa në minutën e 31-të dhe Simeone në të 44-tën minutë ishin autorët që e “nokautuan” ekipin e Jurgen Klopp.

Për Liverpoolin golin e “nderit” e shënoi Diaz në minutën e 49-të.

Fitore të thellë regjistroi edhe Barcelona që e mundi 5:0 skuadrën e Viktoria Plzen në shtëpi, në takimin e vlefshëm për Grupin C.

Robert Lewandowski kompletoi “Het-trikun” në minutat 34, 45+3 dhe 67-të, kurse me nga një gol kontribuan edhe Kessie në minutën e 13-të dhe Ferran Torres në minutën e 71-të./Demokracia.com/

Të ngjashme