Bayern Munichu dhe Chelsea janë dy skuadrat e radhës që sigurojnë kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Bavarezët e kanë vulosur kualifikimin me fitoren e sontme ndaj Lazios me rezultat 2:1, shkruan Demokracia.com.
Me rezultat të përgjithshëm 6:2, kampioni në fuqi i Evropës kalon tutje në Ligën e Kampionëve.
Lewandowski (’33) dhe Moting (’73) shënuan për vendasit në “Allianz Arena”, kurse Parolo (’82) shënoi për mysafirët.
Vedat Muriqi luajti 55 minuta për Lazion, teksa shkaktoi edhe një penallti të cilën e shndërroi në gol Lewandowski.
Nga ana tjetër, Chelsea e ka siguruar poashtu kualifikimin tutje në Ligën e Kampionëve.
Me fitoren e sotme 2:0 në Stamford Bridge dhe me rezultat të përgjithshëm 3:0, “Të Kaltërit” janë në çerekfinale.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Hakim Ziyech në minutën e 34-t. /Demokracia.com