Sport
Bayern Munich synon futbollistin e Real Madridit
Demokracia
16:44 | 02 Prill 2021

Share:

Kampioni i Bundesligës në futboll, Bayerni Munich ka konfirmuar se është në kontakt me agjentin e lojtarit të Realit, Lukas Vasquez.

Çështja, megjithatë, nuk është aq “e përparuar” sa po raportohet nga media spanjolle.

Lojtari thuhet se ka refuzuar një zgjatje të kontratës nga Reali i Madridit dhe Bayerni po e monitoron situatën para se të paraqesë një ofertë serioze për lojtarin spanjoll i cili pëlqehet shumë nga trajneri i kampionëve të Gjermanisë, Hansi Flick. /Demokracia.com

Të ngjashme