Sport
Bayern Munich siguron finalen e Kupës së Botës, mposht me lehtësi Al Ahlyn
Demokracia
21:02 | 08 Shkurt 2021

Share:

Kampioni i Gjermanisë dhe Ligës së Kampionëve, Bayern Munchen ka fituar me rezultatin 2:0 ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës për klube kundër Al Ahly, shkruan Demokracia.com.

I zakonshmi Robert Lewandowski i ka dhuruar fitoren gjermanëve me dy golat e tij, nga një për çdo pjesë.

Kampionët e Europës e mbyllën pjesën e parë 1:0. Lewandowski i dha avantazhin gjermanëve në minutën e 17-të. Bavarezët ndërtuan një aksion të mirë që u finalizua nga polaku pas pasimit perfekt të Gnabryt.

Goli i dytë i ndeshjes dhe vendimtari u shënua nga shtatlarti në minutën e 86-të. Lewa u pasua si duhet nga Sane dhe nuk gaboi me kokë për 2-0. Gjermanët nuk gabojnë asgjë dhe kalojnë me sukses ndeshjen e parë. /Demokracia.com

Të ngjashme