Sport
Bayern Munich përjetoi telashe gjatë fluturimit me Aeroplan pas ndeshjes kundër PSG-së
Demokracia
17:08 | 15 Shkurt 2023

Share:

Lojtarët e Bayern janë rikthyer në Mynih pas fitores 0:1 në “Parc des Princes” kundër PSG-së në ndeshjen e parë të xhiros së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Por, rikthimi me Aeroplan nuk kishte një humor të mirë, ashtu siç duhet pas fitores në një ndeshje kaq të rëndësishme.

Siç raporton Bild, ka pasur kaos të vërtetë në fluturimin e kthimit nga Parisi për në Mynih, transmeton Demokracia.com.

Në fakt, pati një dështim teknologjik në Lufthansa, linja ajrore gjermane me të cilën po fluturonin bavarezët. Për shkak të kësaj, shumë fluturime u anuluan.

Orari i fluturimeve preku edhe Bajernin, ndaj delegacioni i kampionëve të Gjermanisë u nis me vetëm 75 minuta vonesë.

Por kjo nuk ishte e gjitha, sepse ata patën edhe shqetësimin kur u ulën në Mynih, ku ndodhi një mosfunksionim i ri, ndaj nuk mund të dilnin nga avioni për rreth 15 minuta, pasi autobusi i linjës nuk ishte në dispozicion.

Lufthansa tha se sistemet kompjuterike të imbarkimit nuk po funksiononin dhe se si rezultat të gjitha fluturimet e brendshme në Gjermani u anuluan dhe pasagjerëve iu kërkua të përdornin trenin.

Kujtojmë, ndeshja e kthimit në “Allianz Arena” është më 8 mars nga ora 21:00./Demokracia.com/

Të ngjashme