Sport
Bayern Munich me gjashtë gola mposht Mainzin
Demokracia
17:26 | 29 Tetor 2022

Share:

Bayern Munich ka marrë fitoren e radhës në kampionatin gjerman të futbollit pasi ka mundur 6-2 në shtëpi skuadrën e Mainz në javën e 12-të të Bundesligas.

Gjithçka e lehtë për skuadrën e Julian Nagelsmann që ka siguruar tri pikët që në 45 minutat e para falë golave të Gnabry (5′), Musiala (28′) dhe Mane (43′), me këtë të fundit që ka shënuar pasi ka gabuar penalltinë.

Në fundin e pjesë së parë, në minutën e katërt të kohës shtesë, miqtë kanë arritur të ngushtojnë diferencat me një gol të Widmer. Një minutë më parë, Burkardt ka gabuar një penallti për Mainz-in.

Goli i katërt për vendasit ka ardhur në minutën e 58-të dhe është realizuar nga Gortekza. Në minutën e 79-të, Tel ka realizuar edhe golin e pestë për bavarezët.

Ingvartes ka realizuar për miqtë në të 82-ën dhe ka çuar shifrat në 5-2 para se Choupo-Motin ta fiksonte rezultatin në 6-2 në minutën e 86-të.

Bayern tani kryeson Bundesliga-n përkohësisht me 25 pikë, dy më shumë se Union Berlin që do të presë nesër në shtëpi Borussia Monchengladbach. /Demokracia.com

Të ngjashme