Ka përfunduar pjesa e parë edhe në duelin tjetër të mbrëmjes në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve midis Salzburgut dhe Bayern Munichut.
Në Austri, fraksioni i parë i lojës është mbyllur me rezultat befasues. Salzburgu po udhëheq 1:0 ndaj bavarezëve pas pjesës së parë.
Goli i vetëm që vulosi epilogun e pjesës së parë u realizua në minutën e 21-të me anë të Adamu.
Ky i fundit realizoi vetëm nëntë minuta pasi u inkuadrua në lojë.
Gjermanët kishin posedimin e topit në radhët e tyre, ndërsa baras ishin në goditjet drejt portës 3-3. /Demokracia.com/