Ditën e nesërme Kampioni i Gjermanisë dhe i Europës, Bayern Munich do të ndeshet me Tigres në finalen e Kupës së Botës për klube, shkruan Demokracia.com.
Lidhur me këtë ndeshje ylli i Bayernit, polaku Robert Lewandowski, deklaroi se ekipi i tij është gati të shkruajë histori.
“Kupa Botërore për klube do të ishte qershia mbi tortë. Kjo finale për ne do të thotë se mund të fitojmë titullin e gjashtë”, ka thënë Lewandowski.
“Nëse arrijmë këtë trofe do të shënonte një histori të re për klubin”, ka vlerësuar sulmuesi polak.
Bayerni kështu do të kërkojë trofeun e gjashtë për nëntë muaj që do të ishte vërtet një e arritur e madhe.
Bayern Munich – Tigres ndeshen nesër në finale e cila nis nga ora 19:00. /Demokracia.com