Sport
Bayern kthehet te fitorja, Lewandowski i pandalshëm
Demokracia
20:48 | 19 Mars 2022

Share:

Bayern Munich, pas dy barazimesh radhazi kundër Leverkusen dhe Hoffenheim, është kthyer te fitorja në Bundesliga.

Bavarezët, në fakt, kanë mundur 4-0 Union Berlin në javën e 27-të të kampionatit.

Skuadra e Julian Nagelsmann ka siguruar tri pikët që në pjesën e parë, të mbyllur në avantazh 3-0 falë golave të Coman (16′), Nianzou (25′) dhe Lewanodwski (45′).

Polaku ka qenë protagonist edhe në pjesën e dytë duke shënuar golin e dytë personal dhe të katërtin të ekipit në minutën e 47-të.

Lewa ka shënuar 30 ose më shumë gola në një sezon të Bundesliga-s për herën e pestë – vetëm Gerd Muller (gjithashtu 5) e ka bërë një gjë të tillë para tij. Të gjithë lojtarët e tjerë në historinë e kampionatit gjerman kanë shënuar 30 gola të gjithë bashkë pesë here

Bayern Munich kryeson renditjen e Bundesliga-s me 63 pikë, shtatë më shumë se Borussia Dortmund-i e vendit të dytë, por verdhezinjtë kanë një ndeshje më pak. /Demokracia.com

 

 

Të ngjashme