Sport
Bayern – Barcelona dhe Liverpool – Ajax, mbyllen pjesët e para me këto rezultate
Demokracia
21:48 | 13 Shtator 2022

Share:

Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet kryesore të mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve.

Bayern Munich dhe Barcelona kanë mbyllur 45 minutat e para me rezultat të barabartë 0-0 në stadiumin “Allianz Arena”, shkruan Demokracia.com.

Përkundër se gola nuk pati, njëjtë nuk mund të themi edhe për rastet. Dy skuadrat rrezikuan njëra-tjetrën përmes disa rasteve që kishin.

Vlen të përmendet rasti kur Barcelona ishte afër goli me Robert Leëandoëskin që nga afërsia goditi, por topi shkoi shumë pranë golit.

Nëntë tentime kishte Barcelona, krahas katër të Bayernit të Munichut.

Me rezultat të barabartë është mbyllur pjesa e parë edhe në takimin Liverpool – Ajax, por se në ishull janë shënuar dy gola.

Salah zhbllokoi shifrat në minutën e 17-të të përballjes, ndërsa rezultatin e barazoi Kudus me gol fantastik dhjetë minuta më vonë./Demokracia.com/

Të ngjashme