Gazetari dhe komentatori politik, Baton Haxhiu, përmes një gjuhe të hollë ka goditur Prindon Sadriun, burrin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Në pak rreshta, Haxhiu ka treguar se si Sadriu është përdorur nga presidentja Osmani për të sulmuar personalitete nga politika, shoqëria civile dhe bota e medias dhe se diplomati i Shkupit me sjelljet dhe shprehjet e tij bëhet i padenjë për ta quajtur zotëri, e aq më pak zotëri i parë.
“Faton Peci, Blerim Vela, Haxhi Avdyli, Donika Gërvalla e Jeta Statovci, janë veç disa nga pseudonimet që ajo përdor, për të sulmuar personalitete nga politika, shoqëria civile dhe bota e medias. Dikur, presidentja përdorte burrin, sjelljet dhe shprehjet e të cilit e bëjnë të padenjë për ta quajtur zotëri, aq më pak zotëri i parë. Për shkak të skandaleve që krijonte sa herë nxirrte fjalë nga goja, emri i tij nuk ishte më i përshtatshëm, madje as minimalisht i përdorshëm, në proxy-luftën e presidentes me të gjithë”, shkruan Haxhiu.
Lexo opinionin e plotë: