Sport
Batatina: Vetëm unë dhe Mourinho s’i luajnë finalet, por i fitojnë ato
Demokracia
22:48 | 26 Maj 2022

Share:

Llapi ka arritur me sukses ta mbrojë epitetin e kampionit në Kupën e Kosovës.

Skuadra e Tahir Batatinës për të dytin vit radhazi e ka fituar trofeun e çmueshëm të Kupës së Kosovës për ta shënuar kështu një tjetër trofe në vitrinat e saj, shkruan Demokracia.com.

Llapi e mposhti në finale Dritën me rezultat 2:1.

Trajneri i Llapit Tahir Batatina, si gjithmonë pas triumfit ka ardhur me një deklaratë bombastike derisa e ka krahasuar vetën me Jose Mourinhon.

“Ne këtë botë janë dy trajnera, të cilët nuk i luajnë finalet por i fitojnë ato, ata janë Mourinho dhe Batatina”, u shpreh trajneri llapjan pas triumfit të madh në finale.

Kjo është hera e dytë radhazi që Llapi e fiton Kupës së Kosovës, derisa një gjë të tillë e bënë edhe në vitin e kaluar. /Demokracia.com

Të ngjashme