Llapi ka shënuar një fitore me shumë peshë në fushën e vetë sot duke e mposhtur Gjilanin me rezultat 3:1 në sfidën e javës së 20-të në Superligë, shkruan Demokracia.com.
Këto pikë kanë vlerë të madhe në luftë për mbijetesë, derisa shumë i lumtur me triumfin është parë trajneri llapjan Tahir Batatina.
Ai pas ndeshjes për “Art Sport” ka thënë se e ka mposhtur Gjilanin shumë më lehtë sesa e kishte pritur.
E kemi mposhtur Gjilanin me shumë lehtësi edhe pse është njëra nga skuadrat më të shtrenjta në Kosovë. Tetë vite kam që e mposhti rregullisht Bylbyl Sokolin dhe besoj që do ta vazhdojë këtë ecuri edhe në vazhdim. Këtë fitore dëshiroj të ja dedikoj vajzës time Angesës, e cila mbush 20 vite”, përfundoi Batatina.
Me këtë fitore skuadra e Llapit ngritet në kuotën e 23 pikëve dhe lëviz për dy pozicione në klasifikim. /Demokracia.com