Sport
Batatina “shpërthen” pas ndeshjes: VAR-i e dëshiron Gjilanin kampion, fëmijët mos të referojnë në derbi
Demokracia
17:40 | 29 Shtator 2021

Share:

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka “shpërthyer” në kritika për ndarjen e drejtësisë në takimin kundër Gjilanit.

Llapi pësoi disfatë 2-1 nga Gjilani, ndonëse kishin të parët avantazhin, shkruan Demokracia.com.

Batatina kritikoi ashpër gjyqtarin kryesor të takimit, Mentor Ajetin, derisa tha se “VAR-i dëshiron të bëj Gjilanin kampion”.

“Mendoj që Gjilani se fitoi lojën, por Mentor Ajeti me ekipën e vet. E pamë nga fillimi që është kundër Llapi dhe dëshiron me çdo kusht ta mposht Llapin. Bëri çdo gjë për të ardhë te zona dhe ta akordojë penalltin. E pamë se cila ekip dominoi në fushë, por ne nuk mundemi të luftojmë ndaj 6 gjyqtarëve. Mentori nuk duhet më të komentojë ndonjë tjetër takim të Llapit, ose përndryshe do të marrim ndonjë tjetër masë”, deklaroi Batatina për Art Sport.

“Janë bërë shumë ndeshje dhe VAR-i siç duket dëshiron ta bën Gjilanin kampion. Kush e ka pa sot futbollin, e ka vërejtur që çdo vendim ka qenë kundër Llapit. Nuk është me rëndësi a fiton Gjilani a Llapi, por niveli i Kosovës që i qesin fëmijët që nuk i kanë as 2 lojë në Superligë dalin të referojnë një derbi sikurse ky. Ekspertët gjyqtarë po vendosën në VAR-i dhe ky në fushë, nuk pranohet”, shtoi ai.

“Nuk është e mirë me na dëmtu në këtë formë. Dëshirojmë që të na gjykojnë ndeshjen gjyqtarë me stema të UEFA-s, që edhe nëse gabojnë e dimë që nuk ishte me qëllim”, përfundoi Batatina. /Demokracia.com

Të ngjashme