Sport
Batatina reagon pas humbjes nga Drita: E kam ditur se do të jetë vështirë, lojtarët dhanë gjithçka
Demokracia
17:10 | 11 Prill 2021

Share:

Llapi ka pësuar humbje nga Drita në kryendeshjen e javës së 28-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Llapjanët pësuan 2:4 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë ndaj Dritës së udhëhequr nga trajneri, Ardian Nuhiu.

Pas përfundimit të ndeshjes është deklaruar trajneri i vendasve, Tahir Batatina.

“Kemi parë një Llap më ndryshe në pjesën e parë, ku bëmë maksimumin dhe shënuam dy gola. E kam ditur që do të jetë vështirë”, ka thënë Batatina në “Art Sport”.

“Djelmoshat kanë bërë gjithçka që të marrin rezultat pozitiv. Në kupë, rezultatin që kemi, nuk na japin komoditet, pasi është epërsi e ngushtë”, vazhdoi ai.

“Sot kemi bërë disa ndryshime shkaku i lëndimeve, ky është futbolli, dhe kur Kastriot Rexha i Dritës u fut në lojë bëri diferencën”, shtoi trajneri llapjan. /Demokracia.com

Të ngjashme