Sport
Batatina propozon që derbi Drita – Gjilani të luhet në “Fadil Vokrri”
Demokracia
13:28 | 08 Mars 2021

Share:

Kryendeshja e javës së 24-t në Superligën e Kosovës në basketboll sjell derbin gjilanas mes Dritës dhe Gjilanit.

Ndonëse objektivat i kanë të ndryshme, prapë se prapë të dyja skuadrat priten të dhurojnë spektakël në fushën e gjelbër, shkruan Demokracia.com.

Si zakonisht, kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Por, një propozim interesant në lidhje me lokacionin e kësaj ndeshje e ka bërë trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

“Timonieri” llapjan ka thënë se do të ishte mirë që kjo ndeshje të luhej në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Unë mendoj që është dashur të behet një kërkesë që ndeshja Drita – Gjilani të zhvillohej në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës pasi që luhet pa shikues. Dy skuadra shumë cilësore e ndoshta ishte zhvilluar një derbi cilësor. E kanë një fushë në Gjilan e cila është shumë dëmtuar”, ka thënë Batatina në “Kanal10”. /Demokracia.com

 

Të ngjashme