Sport
Batatina: Përjashtimi i Eminit ndryshoi gjithçka në lojë
Demokracia
19:31 | 20 Gusht 2022

Share:

Llapi nuk mundi të marrë më shumë se një barazim përball Tretçës ’89 derisa kartoni i kuq i Benjamin Eminit në pjesën e dytë, ua ka prishur planet llapjanëve.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, megjithatë, kishte edhe kritika ndaj lojtarëve me përvojë, dhe indirekt u ka thënë se të gjithë në skuadër duhet të luajnë deri në fund të ndeshjes.

“Mendoj se realizuam gol në momentet më të mira, administruam ndeshjen, por nuk shënuam golat nga rastet tjera që i patëm. Duhet të ishim më të vëmendshëm. Futbolli nuk përfundon me 1:0. Futbolli nuk përfundon në minutën e 50-të e as në minutën e 60-të. Gabimet na kushtuan. Ishim në vështirësi pas kartonit të kuq të Benjamin Eminit. Pranuam gola që nuk duhej të pranohen. Djemtë dhanë maksimumin. Lojtarët me eksperiencë duhet të jenë më të vëmendshëm para portës. Bëmë më të mirën dhe barazuam me një lojtar më pak. Patëm edhe një mundësi në fund, por kemi mundur edhe të pranonim gol në fund. Duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës. Ishte ndeshje e mirë për tifozët. Dalja e Eminit na prishi planet taktike. Cilësia në Superligë është rritur dhe gabimet e vogla kushtojnë me pikë”, ka deklaruar Batatina për Artsport. /Demokracia.com

Të ngjashme