Tahir Batatina ka paralajmëruar kundërshtarët në luftë për vendin e dytë, se ajo pozitë është e “rezervuar” për ekipin që ai drejton.
Tekniku llapjan përmes llogarisë së tij në Facebook ka shkruar se Llapin po e pret pozita e dytë, njëherit nënkampioni i Kosovës, raporton Demokracia.com.
“Forca Llapi po na pret pozita e nënkampionit” – shkroi Batatina në rrjetin social.
Llapi kur kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u luajtur pozicionohet në vendin e katërt me 54 pikë.
Pozitën e dytë për momentin ndodhet Gjilani që ka pesë pikë më shumë se “bardhekaltrit”.
Kujtojmë se Ballkani e ka siguruar titullin e parë në histori të klubit, pas barazimit 0:0 të Gjilanit dhe Dritës në derbin më të madh të futbollit kosovar./Demokracia.com/