Sport
Batatina: Llapi rrezikohet të bie nga Superliga vetëm nëse Tahir Batatina nuk ekziston më
Demokracia
19:40 | 21 Mars 2021

Share:

Llapi do të shkojë në pauzën e ndeshjeve ndërkombëtare në vendin e pestë të renditjes tabelore në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Podujeva e ka mposhtur sot Arbërinë me rezultat 4:3 në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Trajneri Tahir Batatina ka thurrur “elozhe” ndaj skuadrës si dhe ndaj vetes për këtë fitore dhe për ngritjen në tabelë.

Në rrjetin social “Facebook”, Batatina shkruan se derisa ai “është gjallë”, Llapi do të garojë vetëm në Superligë.

Postimi i plotë i Batatinës:

Llapjanë të dashur,

Ju bëj thirrje të qëndroni të qetë se babgjyshi i futbollit iu ka treguar se në ‘top 5shen’ e parë do jemi dhe se K.F. “Llapi” rrezikohet të bie nga Superliga vetëm nëse Tahir Batatina nuk ekziston më në këtë botë, përndryshe unë së bashku me ju do ta komandojmë gjithmonë Superligën ?

Urime fitorja e sotme “Legjenda”, urime Kryesisë, urime futbollistëve që me krenari po e mbajnë fanellën e shenjtë të Llapit dhe të Gollakut.

I juaji

Shefi i shtabit teknik

Tahir Batatina”. /Demokracia.com

Të ngjashme