Sport
Batatina: Llapi është me meritë në finale, futbollistët do ta japin maksimumin
Demokracia
15:39 | 25 Maj 2022

Share:

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina ka folur sot në një konferencë për media një ditë para finales së Kupës së Kosovës.

Llapi në finalen e Kupës së Kosovës do të përballet me Dritën, teksa ka synim ta mbrojë trofeun e fituar edicionin e kaluar, shkruan Demokracia.com.

Batatina ka thënë se skuadra e tij arriti me meritë në finale dhe se ata janë të gatshëm të japin maksimumin për ta fituar trofeun.

“Grupi është në formën e duhur, kemi kontingjent cilësor, që kanë bart barrën kryesore. Gjithë skuadra do të jetë e gatshme të japë maksimumin. Jemi të bashkuar. Grupi ka arritur të vjen në finale. Ka ardhur këtu duke u përballur me skuadrat më të forta. Është një motiv më i madh për mua. Me plot meritë jemi në finale”, ka thënë Tahir Batatina në konferencë.

Drita dhe Llapi do të sfidohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë të enjten me fillim nga ora 20:00./Demokracia.com/

Të ngjashme